Go to content

Aktivitet ndërgjegjësues kundër dhunës në familje

Në vijim të realizimit të aktiviteteve ndërgjegjësuese kundër dhunës në familje në kuadër të projektit "Munde dhunën, thyeje heshtjen" Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare organizoi në datë 30 janar 2019 një takim me gratë dhe vajzat në Velipojë.

Në takim Ishin të pranishme gra të grupmoshave të ndryshme, përfaqësues nga policia vendore, njësia administrative, etj. Çështjet që u trajtuan gjatë takimit dhe diskutimet e pjesëmarrësve u fokusuan në temën e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, masave parandaluese, urdhrin e mbrojtjes së viktimave të dhunës, etj. Aktivitetet e ndërgjegjësimit me këtë temë do të vazhdojnë gjatë muajit shkurt edhe në bashkinë e Shkodrës.