Go to content

Festivali kulturor “Reja” (“The Cloud”)

Për të pestin vit radhazi, më 25 qershor 2021, në Tiranë, u zhvillua festivali kulturor “Reja”. Gjatë këtij festivali prezantohen kërcime dhe muzikë moderne, si edhe artistë nga e gjithë bota. Për herë të parë, këtë vit, Suedia e mbështeti festivalin duke ftuar koreografen dhe balerinën Rebecca Björling Velasco nga trupa “We:R Performance Collective”.

Mëngjesi filloi me një workshop në Tiranë – balerinët e rinj punuan fort. Midis pjesëmarrësve ishte një grup që kishte udhëtuar nga Kosova për të marrë pjesë në këtë workshop.  

Në mbrëmje, Rebecca paraqiti pjesën e saj “Kiran”, sipas një interviste me aktivisten dhe të diplomuarën në Harvard, Kiran Gandhi. Gjatë intervistës, zj. Gandhi foli rreth maratonës së shumëdiskutuar ku ajo vrapoi teksa ishte me menstruacione, duke e lënë të lirë gjakderdhjen si protestë ndaj stigmës për menstruacionet, por edhe për rehatinë e saj.  

Faleminderit që erdhët në Shqipëri, Rebecca! 

Rebecca Björling performing

Workshop photo

210713-tirana-workshop---engelska.jpg