Go to content

Vizitë në Dibër

Birgitta Jansson, drejtoresha e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Suedise bëri një vizitë në terren, në Peshkopi dhe Rrabdisht.

Më 27 dhe 28 shkurt Ambasada Suedeze bëri një vizitë në Peshkopi dhe Rrabdisht për të parë se si është duke u realizuar projekti në Diber: Shtigjet dhe Tradita. Gjate vizitës në fshatin Rrabdisht u ekspozua ushqimi vendas.

Ditën tjetër, Birgitta Jansson mori pjesë në hapjen zyrtare të qendrës së informacionit turistik në Peshkopi, së bashku me Catherine Johnson nga USAID, Muharrem Rama, kryebashkiaku i Peshkopisë dhe Nexhbedin Shehu, Prefektura e Dibrës. Qendra turistike është një nga rezultatet e projektit.