Go to content

Rreth nesh

Mirësevini në Ambasadën e Suedisë në Tiranë, Shqipëri!

Ambasada e Suedisë në Tiranë u hap në vitin 2010; Por Suedia ka qëne prezente në Shqipëri që nga viti 2001 nëpërmjet agjensise së bashkëpunimit për zhvillim. Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Shqipërisë janë  rritur dhe zhvilluar që atëherë. Një nga objektivat më të rëndësishme të ambasadës është të jetë partnere e Shqipërisë në punën e saj për përgatitjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Fushat e fokusit të ambasadës janë bashkëpunimi për zhvillim, raportimi mbi situatën politike, promovimi i Suedisë si dhe marrëdhëniet midis kompanive Suedeze dhe Shqiptare.

Programi Suedez i bashkëpunimit për zhvillim ofron mbështetje brenda fushave të mëposhtme:

- Të drejtat e njeriut, demokracia, shteti i së drejtës dhe barazia gjinore;

- Shoqëri paqësore dhe gjithëpërfshirëse;

- Zhvillimi i qëndrueshëm ndaj mjedisit dhe klimës dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore;

- Zhvillimi ekonomik gjithëpërfshirës.

Ndihma e përgjithshme Suedeze për  Shqipërinë është 15 milionë euro në vit.

Në faqen tonë të internetit mund të gjeni informacione për personelin e ambasadës, lajme të reja, informacione për ata që duan të udhëtojnë në Suedi dhe informacione kontakti.